HISTORIA/ “Bëra seks me shefin dhe u dashurova me të por ai ka një problem…”

Jul 28, 2016 | 19:27
SHPËRNDAJE

Një vajzë e cila punonte në një kompani private, ka nisur një lidhje me shefin e saj i cili i tregoi se ishte ndarë me bashkëshorten.

Por duket se muajt që pasuan nxorën në dritë detaje të reja. Ja çfarë i tregon vajza psikologes së “The Sun”.

foto ilustruese
foto ilustruese

Letra e vajzës

“Jam në një lidhje me shefin tim prej 6 muajsh. Unë jam 27 vjeçe dhe para disa muajsh fillova punë në këtë kompani. Një natë shefi më ftoi për darkë pas punë, së bashku me disa kolegë të tjerë.

E vura re që gjatë gjithë mbrëmjes ai nuk mi hoqi sytë. Kur u ngritëm, unë thash se do merrja një taksi dhe do të shkojë në shtëpi por ai më tha se do të më çojë me makinën e tij.

Sapo u futëm në makinë ai nisi të më puthte…më pas kur mbërritëm më kërkoi që të ngjitej në shtëpinë time për një kafe. Shkuam dhe nisëm të pinim disa gota verë. Pas disa orësh më kërkoi të flinte aty atë natë pasi ishte i dehur dhe nuk mund t’i jepte makinës.

Dhe përfunduam duke bërë seks… e kështu filloi lidhja jonë.

Ai më tha se ishte ndarë nga bashkëshortja por në fakt më kishte gënjyer dhe ai vazhdon ende të jetë me të. Unë jam shumë e dashuruar por nuk e di a duhet ta pres atë të ndahet apo jo?!”

Përgjigjja e psikologes

“E pse duhet të ndahet ai kur ka dhe bashkëshorten edhe një lidhje jashtëmartesore që e argëton?!

Është e qartë që ai të shfrytëzon ndaj ndërro drejtim…Ndahu prej tij dhe krijo një jetë që meriton”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura