Hidhet në erë makina e biznesmenit në Fushë Krujë, 150 metra larg komisariatit. Pronari, person me precedentë penalë

Mar 2, 2015 | 21:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një automjet ka shpërthyer sot nga një sasi eksplozivi, e llojit tritol, pak metra larg komisariatit të Fushë Krujës.

Foto ilustruese

Mësohet se automjeti tip “Benz” me targa AA044KJ ishte në pronësi të biznesmenit Edmond Kadiu. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Automjeti ka qenë i parkuar në dalje të Fushë Krujës, 150 metra larg komisariatit të policisë, thanë burime për “Panorama Online”. 

Kadiu nuk ka qenë në automjet në momentin e shpërthimit. Kadiu është pronar lokalesh dhe dyqanesh ushqimore.

“Panorama Online” mësoi nga burime policore se po hetohet në dy pista mbi ngjarjen, në atë të konflikteve të Kadiut me persona të tjerë, pasi rezulton person me precedent penalë. Si dhe në pistën e dyshimeve për përfshirje të tij në trafikun e lëndëve narkotike.

6 vite më parë Kadiu u përfshi në një konflikt me armë zjarri me shtetasin Genc Kasalla, ku mbeti edhe vetë i plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura