“Hetuesit përdhunues para 90-ës kanë fëmijë me të dënuarat”

Dec 17, 2015 | 9:27
SHPËRNDAJE

Faktet nuk janë zhdukur. Vendime pushkatimesh, tortura, përdhunime, persekutime, hetues që kanë fëmijë me viktimat e persekutuara, korrupsioni me lekët e dhëna nën dorë për t’u çuar ushqime në qeli të afërmve, gjithçka ka kaluar në skanerin e diktaturës dhe në syrin e Sigurimit të Shtetit.

Drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika
Drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika

Ka mbetur e skeduar pavarësisht censurës dhe autocensurës. Kështu pohon Nevila Nika, për të përditshem “Shqiptarja.com”, ish-drejtore e Arkivit Qendror të Shtetit pas një debati të madh që u hap këto ditë për dekorimin nga Ministria e Mbrojtjes të persekutuesit të klerikut At Zef Pllumbi të dënuar nga diktatura.

Nevila Nika, e cila ka një jetë të lidhur me arkivat, si specialiste e tyre që nga vitet ’80 rrëfen dëshmitë e historive që fshihen brenda arkivave si: Çfarë ndodhte në hetuesitë e diktaturës pasi Enver Hoxha shkatërroi Ministrinë e Drejtësisë dhe trupën fizike të Jurisprudencës. Si u shkelën ligjet e luftës për veteranët, etj.

Ndër të tjera ajo thotë: “Janë denoncuar fakte të vajzave ose grave që detyroheshin të shkonin me hetuesin. Madje që kanë edhe ndonjë fëmijë me ta, Ka pasur shumë denoncime të kësaj natyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura