Hero me ndërhyrjen ndaj Luis Diaz, Gjimshiti pas kualifikimit përballë Liverpulit: Krenari e madhe

Apr 19, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Berat Gjimshiti ishte mes protagonistëve të ecurisë së jashtëzakonshme të Atalantës në këtë sezon në Ligën e  Europës. Skuadra bergamaske arriti për herë të parë në gjysmëfinalet e një turneu madhor ndërkombëtar dhe e bëri këtë duke kaluar favoritët e Liverpulit.

gjimshiti diaz

Pasi fitoi 3-0 në Angli, Atalanta u mund 1-0 në shtëpi, me Berat Gjimshitin që u bë protagonist i një aksioni në pjesën e dytë që mund të ndryshonte fatin e sfidës. Luis Diaz ishte nisur drejt portës por ai e ndali me një ndërhyrje vendimtare.

“Krenari e madhe për ne, e mrekullueshme të shohësh Bergamon kaq të emocionuar dhe afër nesh: ata jetuan një javë të pabesueshme me ne dhe sot tifozët na shtynë drejt këtij objektivi të jashtëzakonshëm.

Goli blic i Liverpulit? Sigurisht që ishte një moment fatkeq për shkak të penalltisë. Por më pas morëm masat dhe u përpoqëm të luanim gjithsesi lojën tonë dhe mendoj se ia dolëm”, tha mbrojtësi pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura