Hera ka një kërkesë të veçantë për mami Rezartën dhe babi Ermalin: Vetëm motër jo… (VIDEO)

Oct 22, 2018 | 14:36
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga puna e saj, por ndonjëherë edhe imazhe familjare.

rezartaa

Së fundmi Shkurta ka publikuar në “Instastory” dy video ku dëgjohen kërkesat e vajzës së saj, Hera, e cila do një familje të madhe.

Pas lirimit të Ermal Hoxhës nga burgu, Hera i kërkon të ëmës një motër dhe thotë se është kundër një vëllai, thjesht sepse është djalë dhe jo vajzë.

rezarta

Madje vogëlushja ka menduar edhe për emrin. Ajo dëshiron që ta quajë Jume. Edhe pse do një motër, Hera mesa duket bëhet xheloze kur babai e pyet nëse do t’i ndajë rrobat e saj me motrën.


“Hera ka kërkesa të reja. Mos të flasim për emrin”, shkruan Shkurta në videon e parë”.

“Te pjesa e rrobave i ka ngjarë mamit. PS: Kjo është kërkesë e Hersë se mami dhe babi për momentin nuk e kanë në plan”, shkruan këngëtarja në vieon e dytë.

Biseda mes Rezartës e Ermalit me Herën:

Rezarta: “Çfarë do ti Hera?”

Hera: “Vetëm motër jo vëlla, se vëllezërit janë çuna”

Rezarta: “Po si do t’ia vësh emrin?”

Hera: “Jume”

Ermali: “Po rrobat do t’ia japësh?”

Hera: “Jumes? Jo, janë të miat!”.

Rezarta-768x1176

rezarta shkurta hera rezarta-sh-1 Rezarta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura