“Heqja e emrit të Berishës nga grupi i PD, një vepër cubash”- Deputeti demokrat: Turp për ata, që bëjnë të tilla veprime anti ligjore

Apr 16, 2024 | 18:22
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se “heqja e emrit të Sali Berishës nga grupi i PD është një vepër cubash”.

tritan shehu

Me anë tënjë postimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se ky veprim bie ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe është një veprim antiligjor.

Deputeti demokrat e quan shkelje të rëndë, ndërsa thotë se  duhet nje reagim i forte nga deputetet dhe e gjithë Partia Demokratike.

“Sidoqoftë gjykoj te domosdoshme, pikërisht per te qartësuar me mire te vërtetën, qofte edhe per ata qe kane nevoje per “syze”, dërgimi i një dokumenti tjetër zyrtar te grupit tone parlamentar, ku te jete ne mënyrë eksplicite, me emër e mbiemër Sali Berisha si anëtar i tij”, thuhet në reagimin e deputetit të PD.

Reagimi i Tritan Shehut

Heqja e emrit te Berishes nga grupi i PD, nje veper cubash!

Ne mënyrën me te turpshme, anti ligjore, anti kushtetuese, ndesh me rregulloren e Kuvendit, Berisha nuk vendoset ne listën e grupit parlamentar te PD, te publikuar nga Rilindja e Kuvendi.

Se pari nuk jane as drejtuesit formal te Kuvendit, as Rama si “dirigjenti” i tyre, as regjimi ne teresi, qe mund ta largoje Berishen nga Grupi i PD.

Ai eshte deputet i PD dhe Kryetar i saj, kete e ka vendosur elektorati e anëtarësia e kesaj partie, qe eshte thelbi i opozites sone.

Turp per ata, qe bejne te tilla veprime anti ligjore, infantile, duke u bere vetëm qesharake!

Edhe ndaj kesaj shkelje te rende, si dhe per burgosjen politike te Berishes, duhet nje reagim i forte nga deputetet, e gjithë PD.

Kudo, ne media, opinion, institucione, Kuvend, me komunitetin ndërkombëtar, kudo.

Lejtmotivi ynë duhet te jete:

“Te lirojmë liderin e opozitës”

Sidoqoftë gjykoj te domosdoshme, pikërisht per te qartësuar me mire te vërtetën, qofte edhe per ata qe kane nevoje per “syze”, dërgimi i një dokumenti tjetër zyrtar te grupit tone parlamentar, ku te jete ne mënyrë eksplicite, me emër e mbiemër Sali Berisha si anëtar i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura