“Habilaj”/ Nuk u gjetën nga policia, ish-shefi i Vlorës dyshohet se është në…

Nov 24, 2017 | 11:22
SHPËRNDAJE

Nje dite pasi Ministria e Brendshme njoftoi zyrtarisht se gjate kontrollit ne banese per arrestimin e tre ish shefave te policise ne akuze ne kuader te hetimeve per dosjen “Habilaj”, dalin te reja te tjera.

cela

Zyrtarisht u njoftua se tre ish-shefat, ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode dhe ish-shefi i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në drejtorinë e Vlorës, Gjergji Kohila janë shpallur në kërkim.

Ka dyshime të forta se tre ish-funksionarët e lartë të policisë së Vlorës kanë dalë jashtë shtetit.

“Nga të dhënat që ka administruar prokuroria dyshohet se Jaeld Çela ka dalë nga territori i vendit dhe sipas prokurorëve ka shumë gjasa që të jetë fshehur në Panama” shkruan Shqiptarja.com

Arratinë e tre ish-zyrtarëve të policisë që dyshohet se janë të imlikuar në trafikun e drogës me grupin e drejtuar nga vëllezërit Habilajve, e ka konfirmuar dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura