“Grupet kriminale po shfrytëzojnë situatën kaotike pas tërmetit”, deklarata e fortë e gazetarit: Kur të kthehemi ne në normalitet…

Dec 11, 2019 | 10:26
SHPËRNDAJE

artan-hoxha

“Grupet kriminale po shfrytëzojnë situatën kaotike si pasojë e tërmetit tragjik”. Kështu u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha në një intervistë me gazetaren në emisionin “Mbrëmje në Abc”, ku ndër të tjera theksoi se në një situatë ku e gjithë vëmendja është përqendruar te tërmeti grupet vijojnë aktivitetin e tyre.

“Bota e krimit të organizuar, ku grupet e krimit ku gjithë vëmendja është e fokusuar te tërmeti kanë vazhduar të gjitë aktivitetin e tyre kiminal për të fituar sa më shumë para. Ka ca afate dhe kur të kthehemi ne në normalitet i kanë skaduar afatet. Afat ekstraligjore nuk i njeh jurisprudenca”, tha gazetari.

Gjatë bisedës në studio gazetati u ndal edhe tek çështja e hetimit të pasojave të tërmetit dhe Kryepokurori i ri, teksa theksoi se çështja e pallateve në Thumanë është flagrante po ashtu edhe vdekja e oficerit Hajdaramaj në Durrës.

‘Prokurori ende nuk ka mësuar zyrat, është shumë i ri në detyrë. Shumë mirë që i ka dhënë një prioritet tërmetit. Pasojat e ardhura nga shkelja e ligjit duhet të dënohen. Sot nuk kemi ende asnjë person të marrë të pandehur. Kanë humbur 52 jetë njerëzish të pafajshëm. Rasti i Thumanës është shumë flagrant. Edhe rasti i oficerit dhe fati i madh që aty nuk kanë qenë të vendosur studentët. Për rastin konkret pavarësiht propogandës prokurori dhe Prokuroai duhet të jetë shumë e ftohtë dhe shumë më e shpejtë”, tha Hoxha, raporton Abcnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura