Gruevski vjen sot në Tiranë për Forumin Ekonomik, Cipras i pavendosur

May 27, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski do të vijë ditën e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në  Forumin Ekonomik të Vjenës, që zhvillohet në kryeqytetin tonë në datat 27-28 maj.

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski

Kreu i qeverisë maqedonase i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Rama. Ai do të mbërrijë në Tiranë në orën 17:00.

Gruevski ka parashikuar që të zhvillojë disa takime me krerët e lartë të shtetit shqiptar. Por ndërkohë që Gruevski konfirmon prezencën e tij në forum, kryeministri grek, Aleksis Cipras, ende nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me pjesëmarrjen e tij në forum. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura