Greva e studentëve nuk u organizua nga PD? Berisha tregon të vërtetën, pjesë e të cilës ishte edhe vajza e tij

SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” në News 24 ka rikujtuar momentin historik të rrëzimit të bustit të diktatorit famëkeq Enver Hoxha.

Berisha e ka cilësuar protestën e 20 shkurtit si një nga ngjarjet më elektrizuese deri më tani.

Berishaaa

“E mbaj mënd si tani atë moment historik. Ajo është dita kur energjia nukleare e njerëzve, nuk kam parë në jetën time një elektrizim njerëzor siç kam parë në mitingun e atij mëngjesi në Qytetin Studenti. Nuk kam parë ndonjëherë atë ekstazë si aty. Ajo masë u shndërrua në një forcë që përmbysi në fakt diktaturën e egër komunistë. Nuk është 20 shkurti vetëm përmbysja e një shtatore, por përmbysja e kultit më poshtërues, më skllavërues. Nuk ka kult pa idhtarë. Dhe Enver Hoxha për një seri rrethanash ndofta ishte njeriu që në proporcion krijoi kultin më të fuqishëm, saqë edhe pas 5 viteve të vdekjes së tij ai ishte sundimtar absolut. Unë kam qenë tek studentët dhe jam nisur me masën e studentëve kur njerëzit kishin ardhur në shesh.

Aty kam qenë unë, e vërteta. Nuk di ndonjë nga anëtarët e kryesisë së PD që nuk kanë qenë. Ka qenë aty apo ka ardhur më mbrapa Gramoz Pashko, por pas 20 minutave që unë isha në zyrë ka ardhur lajmi,” tha Berisha.

Berisha ka përgënjeshtruar gjithashtu edhe zërat që thonë se protesta nuk u organizua nga Partia Demokratike.

“Ata të cilët kanë drejtuar grevën nuk e thotë diçka të tillë që e kanë drejtuar vetë protestën. Të gjithë kanë thënë që pas fshihej PD. Nëse mbahej distancë bëhej për mos politizimit nga ana e PD, se tjetër ishte po ta politizonte Parti e Punës, por ne e quanim të drejtë të studentëve.

Po ashtu për herë të parë Berisha ka treguar se pjesë e grevës ka qenë edhe vajza e tij.

Edhe vajza ime ka qenë në grevën e urisë. Ajo më pyeti dhe unë i thashë shumë mirë. S’mund të ndodhte që të tjerët të futeshin dhe ajo jo. Ka ndenjur deri në momentin e fundit. Grevat shndërrohen në një masë të ngurtë që nuk e thyen askush. Po t’i thoshte PD dilni nga greva, ato do thonin gjithmonë jo,”tha Berisha.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakBushati i përgjigjet Metës: Negociatat me Greqinë duan qetësi dhe jo...
Artikulli tjetërStudentët në konvikte shkollohen mes papastërtisë dhe kushteve të mjerueshme

2 KOMENTET

  1. Nepermjet kesaj interviste, Saliu konfirmoi vajzen e vet si drejtuese te ardheshme te PD. Nuk i ndahet e keqja dhe e zeza Shqiperise

Comments are closed.