Greqia zbulon ‘planin sekret’: Turqia po përgatitet për një betejë me tanke

Mar 12, 2018 | 23:13
SHPËRNDAJE

Tensioni mes Greqisë edhe Turqisë sa vjen edhe rritet kjo edhe për shkak të deklaratave të shumta të bëra nga politikanë të dy vendeve për “ndezjen e fitilave të luftës”.

Ky tension ka zënë hapësirat më të mëdha mediatike jo vetëm në dy shtete e përfshira, por edhe në vendet e fqinje.

tank2

Në vijimësi të kësaj përplasje media prestigjioze greke “Protothema” ka publikuar sot një shkrim në uebfaqe ku shkruan se “Turqit po përgatiten për një betejë me tanke”.

“Prothema” ka publikuar edhe një hartë të kufirit greko-turk ku shkruan se Turqia është në përfundim të ndërtimit të një hendeku 3 metra të thellë, 60 metra të gjerë dhe 7 800 metra të gjatë.

turk12-300x212

Ky kanal sipas tyre është në zonën kufitare mes dy vendeve dhe ka si synim kryesor parandalimin e një avancimi të mundshëm me tanke të ushtrisë greke në drejtim të territorit turk. Hendeku i turqve ka filluar ndërtimin tre vite më parë, ka kushtuar 100 milion euro dhe tani është në përfundim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura