Greqia vazhdon të mbajë mbyllur kufirin e Kapshticës për shqiptarët, por ja kush lejohet të hyjë në vendin tonë

Apr 6, 2021 | 10:53
SHPËRNDAJE

kapshtice1

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 19 prill 2021. Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare për vendimin e shtyrjes së afatit të bllokimit për kalimin e qytetarëve nga Shqipëria, drejt Greqisë.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

NJOFTIMI I PLOTE

 

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura