Grabitje në Lezhë, katër persona vjedhin mbi 2 mijë euro në banesën e çiftit

Jul 28, 2016 | 14:24
SHPËRNDAJE

Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të djeshëm.

largea_policia11458676930Mësohet se katër persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e shtetasit P.P. 58 vjeç, banues në fshatin Zejmen.

Ata kanë hyrë nga dritarja e dhomës së gjumit dhe kanë vjedhur me dhunë disa bizhuteri, 85.000 lekë të rinj dhe 2000 Euro.

Janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura