Grabisnin shtëpitë e VIP-ave në Greqi, kush është anëtari i bandës së rrezikshme që u arrestua sot për vjedhjen e kasafortës së Postës

Nov 7, 2019 | 13:55
SHPËRNDAJE

1Nje nga te arrestuarit e sotem si autor i grabitjes se miliona lekeve ne kasaforten e Postes ne Kruje eshte emer i njohur dhe me precedente per grabitje.

Andi Paturri eshte shqiptari i shpallur ne kerkim nga policia greke, pasi akuzohej si pjese e nje bande te rrezikshme grabitesisht qe vidhinin banesat e VIP-ave ne vendin fqinj.

Lajmi per te u be publik ne media ne prill te vitit 2017, teksa policia i publikoi fotot dhe e cilesoi grupin ku bente pjese Paturri, si grupin kriminal që vidhnin banesat luksoze në Athinë nën kërcënimin e armëve.

Banda perbehej nga Vasillaq Toli 22 vjeç, Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç. Per keta te fundit i tha se dyshohet se ndodheshin ne Shqipëri.

Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze dhe mësohet se pre e grabitjeve të tyre kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou, menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.

9a7472b4c3d514d5e30cd19b6359638b-696x464

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura