Këta janë shqiptarët ‘e tmerrshëm’, vodhën shtëpitë e VIP-ave në Athinë

Apr 20, 2017 | 17:20
SHPËRNDAJE

Katër personat që shihni në fotot më poshtë janë shtetas shqiptarë dhe imazhet e tyre i ka publikuar policia greke.

Mediat greke shkruajnë se ata janë anëtarë të një grupi kriminal që vidhnin banesat luksoze në Athinë nën kërcënimin e armëve.

Ata janë Vasillaq Toli 22 vjeç, i arrestuar pak javë më parë, teksa Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri.

 

Screenshot003

Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze dhe mësohet se pre e grabitjeve të tyre kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou, menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.

9a7472b4c3d514d5e30cd19b6359638b-696x464 47760b5625a1c249be8cfbc0aaa268a0 188ad07fd03b572b10e5aab1ec032c4a 4f7e10f7de20fedc7c2c674ad39ee18c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura