Akuzat për shpifje, avokati: Qëndrimet ishin të PD-së, jo të Ristanit

May 29, 2015 | 10:27
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë në Tiranë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjyqin mes kryeministrit Rama dhe sekretarit të PD-së, Arben Ristanit.

Arben Ristani në Gjykatën e Lartë

Rama e ka paditur kohë më parë Arben Ristanin për shpifje. Në këtë mënyrë, avokatja e kryeministrit, ka kërkuar nga gjykata që deputeti i PD-së, Arben Ristani të dënohet për shpifje.

Mirëpo, avokati i Ristanit, Ivi Kaso ka kërkuar të kundërtën. Ai tha se Ristani duhet të lirohet nga akuzat, pasi thëniet e tij ndaj Ramës, nuk kanë qenë qëndrime personale të tij, por të Partisë Demokratike. Seanca është mbyllur, ndërsa pritet që të seancën e ardhshme, prokuroria të japë konkluzionet e saj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura