“Gjyqi për protestat presion politik”- Balliu ngre akuzat për Ramën: Banorët në gjykata, kriminelët të lirë me urdhër të…

Feb 19, 2020 | 12:34
SHPËRNDAJE

Është shtyrë seanca e parë për ish deputetin e PD, Klevis Balliun dhe disa prej banorëve të Unazës për protestat e zhvilluara dhe përplasjet me policinë.

klevis balliu1

Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga Gjykata, Balliu tha se gjithçka bëhet si presion politik për të frikësuar si banorët e Unazës ashtu edhe atë vetë.

Por ai shprehet se këto presione nuk do funksionojnë pasi kanë mbështetjen e sovranit të vendit, ndërsa u kërkoi qytetarëve të hapin sytë për të parë atë çfarë po ndodh.

Klevis Balliu: “Jam marrë si i pandehur bashkë me disa banorë të Unazës. Kjo ishte seanca paraprake e cila u shty duke marrë parasysh që këto bëhesh thjesht dhe vetëm për presione politike për të frikësuar qoftë Banorët e Unazës, Klevisin apo opozitën. Këto lojëra të vogla nuk funksionojnë. Kemi mbështetjen e sovranit të vendit ndaj këto presione nuk funksionojnë. Ftoj qytetarët të hapin sytë dhe të shohin çfarë po ndodh.  Kemi qytetarë të thjeshtë që enden nëpër dyert e gjykatave, janë hapur 100 çështje thjesht e vetëm për banorët e Unazës.”

Ish deputeti demokrat vuri në dukje se ndërsa banorët enden gjykatave, kriminelët e vrasësit po lirohen me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti një kumbar të krimit të organizuar.

Klevis Balliu: “Anëtarë të opozitës dhe gazetarë enden nëpër dyert e gjykatave, ndërsa vrasës, njerëz të dënuar për krime të rëndë, apo të dënuar përjetësisht lirohen nga gjykata sepse lirohen me urdhër të Edi Ramës, kumbarit të krimit të organizuar. Këto qytetarë apo mua, dhe shumë të tjerë në gjykata nuk i sjell ligji por Edi Rama me urdhra politikë.”

 

 

 

 

Ndërsa u shpreh se nuk i di akuzuat e ngritura ndaj tij, pasi fillimisht i thanë se kishte thyer krahun e një polici, por që ky i fundit ishte zhdukur.

Klevis Balliu: “Fillimisht thanë që kam thyer krahun e një polici, tani polici me gjithë krahun kanë ikur në drejtim të paditur, nuk e kam atë akuzë, nuk jam njohur me provë apo fakt.”

Ai ngriti edhe pyetje se përse ligji nuk po funksionon për dhunën e ushtruar ndaj këtyre banorëve, kur kjo është e dokumentuar edhe me video.

Klevis Balliu: “Pse nuk funksionin ligji për dhunën makabre të ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit kur shefi i komisariatit numër 4 u kap, me video, duke goditur një vajzë 19-vjeçare me shpullë, pse nuk funksionin ligji kur hidhet gazi lotsjellës brenda banesave të banorëve që janë këtu. Pse nuk funksionin ligji kur vidhen 40 milionë euro tek Unaza e Re?

Sepse këtu nuk ka drejtësi, ka ikur në drejtim të paditur, e ka zhdukur Edvin Kristaq Rama me Erion Veliajn.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura