Gjykata urdhëron kunatat: Mos i flisni njëra-tjetrës

Aug 28, 2015 | 7:50
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka lëshuar një urdhërmbrojtjeje ndaj një 52-vjeçareje, e cila ndihej e kërcënuar dhe e rrezikuar nga dhuna fizike e psikologjike e kunatës së saj 46-vjeçare, me të cilën ndante të njëjtën banesë.

Gjykata e Tiranes
Gjykata e Tiranes
Në urdhrin e mbrojtjes, të miratuar disa ditë më parë, gjykata e detyron të paditurën N. M., bashkëshorte e vëllait të 52-vjeçares, të mos kryejë asnjë veprim dhune ndaj saj. Po ashtu ajo duhet të mos e kërcënojë, të mos komunikojë, të mos i afrohet pjesës së banesës ku banon paditësja dhe të mos i afrohet asaj në distancë më të afërt se 50 metra.

Sipas gjykatës, “molla e sherrit” mes dy kunatave ishte qëndrimi i tyre në një shtëpi të përbashkët. Për shkak të pamundësisë së palëve për të blerë një shtëpi tjetër ku të jetonte paditësja, gjykata e vlerësonte si të domosdoshëm urdhrin e mbrojtjes. Sipas 52-vjeçares S. M., konflikti i vazhdueshëm mes të dyjave kishte kulmuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Unë po rregulloja shtëpinë dhe hodha sheqer në dhomë, se ashtu e kam zakon. Vjen e paditura, që është kunata ime, dhe më thotë me ironi se do të ëmbëltohemi. Unë i thashë se ‘unë me ty nuk ëmbëltohem kurrë’. E paditura filloi të fshijë sheqerin, duke më sharë dhe ofenduar”, ka pohuar S. M. para gjykatës.

Më tej ajo ka shpjeguar se pjesë e dhunës ndaj saj janë edhe mbesa dhe nipi, të cilët e fyejnë. “Në këto kushte, kur e paditura më dhunon, ndihem e rrezikuar, pasi kam dhe shenja në trup, të cilat i kam filmuar dhe me celular”, ka pretenduar S. M.

DHUNE E NDERSJELLE
Gjatës seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë gjykata ka pyetur paditësen se përse nuk ka denoncuar dhe shkuar te mjeku ligjor për të dokumentuar dhunën.

Në këtë moment e paditura është shprehur se pas ngjarjes janë ekzaminuar te mjeku, por, sipas saj, ai e kishte parë të arsyeshme të mos lëshonte akt-ekspertim mjekoligjor, pasi nga të dyja palët kishte dhunë të ndërsjellë.

Sipas vendimit, gjatë gjykimit të dyja kunatat kanë sjellë prova kundër njëra-tjetrës, duke e akuzuar njëra-tjetrën për dhunë psikologjike dhe fizike. ar.ba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura