“Gjykata Kushtetuese tha se jam e pafajshme”- Opozita kërkon heqjen e mandatit të saj, ish-ministrja në Kuvend: T’u thuash njerëzve që Olta Xhaçka mori plazhin është tallje

Apr 11, 2024 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja Olta Xhaçka iu është përgjigjur akuzave të opozitës se bashkëshorti i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.

olta xhacka

Olta Xhaçka deklaroi në Kuvend se Gjykata Kushtetuese vendosi ta pushojë, sipas saj “këtë çështje absurde”, duke deklaruar se e ka shpallur të pafajshme.

Ish-ministrja e Mbrojtjes theksoi se akuzat e opozitës janë të pavërteta, teksa iu drejtua “t’u thuash njerëzve që Olta Xhaçka mori plazhin është tallje”.

Olta Xhaçka: “Po më detyron të mos hesht nevoja që të dëgjohet zëri im. Së pari askush nuk do të gjejë asnjë rast të vetëm, një fjalë të dalë nga dora ime jo kundër organeve të drejtësisë. Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoji më shumë se 500 faqe prova materiale, vendosi ta pushojë këtë çështje absurde.

Së dyti, E gjithë kjo zamallahi ku jam bërë mish për top dhe flitet sikur është bërë ndonjë krim i padëgjuar në fakt ka shkak vetëm 1 prej 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjektet turistike që operojnë në bregdet nga Velipoja në Ksamil, flitet për toka shtetërore të falura, për investime të bëra falë favoreve qeveritare, për statuse të veçante personale, ku e gjitha është një leje për përdorim plazhi për sipërmarrje private pjesë e së cilës është edhe bashkëshorti im, i cili ishte sipërmarrës përpara de të bëhej deputet dhe u rikthye në jetën dhe punën e tij private pasi u largua nga detyra e deputetit për shkak se nuk mund të vazhdonim të dy këtë rrugëtim.

As unë, as bashkëshorti im dhe as nga shteti nuk ëhstë dhënë asnjë status ekskluziv, por një status ligjor si dhjetra sipërmarrjeve të tjera, ku im shoq është me 100 % privat dhe dokumentacion 100% transparent, nuk ëhstë shkelur asnjë ligj.

Nuk kam qenë dhe nuk jam në asnjë rast në konflikt interesi dhe këtë e thotë logjioka elemenatre e gjërave, nuk është rasti i parë kur ngrihet një dallgë balte ndaj një deputeti për konflikt interesi, ndaj nuk është e vështirë të lexohen vendimit e Kushtetutës ku nuk ka asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve që të merren me biznes.

Në këtë rast bashkëshorti im që merret me biznes që prej ‘91 pas 33 vitesh mendoni të bëjë një investim privat në jug të vendit të financuar nga investitorë privatë dhe kredi bankare, jo në tokë të falur nga kryeministri siç bërtasin këta shpifës famëkeq, por në truall privat të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privatë siç ndodh në mijëra shit-blerje tokash, në zona ku regjistrimi i tokës është ende i papërfunduar. Së fundmi, si rrjedhojë e kësaj tollovie ka shkuar në SPAK për mënyrën se si është dhënë ajo pronë. Edhe në këtë rast emri im është futur si derri në thes, jo nga hetuesit dhe prokurorët që janë në lirinë të bëjnë detyrën deri në fund, por nga linçuesit që lirinë e tyre për të folur e përdorin për të shkelur të tjerët duke gënjyer, duke akuzuar dhe dënuar këdo që mundem. Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, asnjë cm katrorë truall shtetëror, asnjë lehtë proceduriale të ndryshme nga të tjerët.

Tu thuash njerëzve që Olta Xhaçka mori plazhin është tallje me ta. Kaq është kjo histori fatkeqësisht dhe fatmirësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura