Gjykata e la në burg si autor të dyshuar për vrasjen e çiftit të moshuar në Dropull, avokati i Thoma Mastoras: Nuk është i sëmur mendor! Provat nuk tregojnë se ai…

May 8, 2024 | 17:09
SHPËRNDAJE

Avokati i Thoma Mastora, të akuzuarit për vrasjen e çiftit Ilia 4 ditë më parë në fshatin Bodrishtë, Jorgo Kasapi, shprehet kundër vendimit të shkalles së parë të gjykatës që la në burg klientin e tij.

640-0-1714991189xthoma-mastora-vrasja-dropull-780x439-758

Ne një prononcim për mediat, avokati hedh dyshime të forta në vërtetësinë e provave të shfaqura nga grupi hetimor, ndërkohë që sipas tij, asnjë prej tyre nuk ka lidhje me përfshirjen në krim të klientit të tij.

Avokati ka kërkuar masë më të lehtë për Mastoran nisur nga gjendja e tij shëndetësore apo dhe mosh, ndërkohë që hodhi poshtë pretendimet se klienti i tij është i sëmurë mendor.

Kujtojmë se Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën arrest me burg për Thoma Mastoran, 59-vjeçari i akuzuar për vrasjen e çiftit të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Mastora ka mohuar të jetë autori i ngjarjes, por sipas hetimeve të policisë në banesën e të moshuarve janë gjetur prova që e implikojnë në ngjarjen e mistershme, ku çifti Ilia u gjet i masakruar brenda banesës së tyre.

VENDIMI

Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora 15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Thoma Mastora.

Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:
1. Vleresimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e
vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève
shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale.

3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi.

4. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te
Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.

LEXO EDHE: Masakroi çiftin e të moshuarve në Dropull, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar Thoma Mastora

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura