Masakroi çiftin e të moshuarve në Dropull, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar Thoma Mastora

May 8, 2024 | 15:50
SHPËRNDAJE

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën arrest me burg për Thoma Mastoran, 59-vjeçari i akuzuar për vrasjen e çiftit të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

thoma mastora vrasja dropull

Mastora ka mohuar të jetë autori i ngjarjes, por sipas hetimeve të policisë në banesën e të moshuarve janë gjetur prova që e implikojnë në ngjarjen e mistershme, ku çifti Ilia u gjet i masakruar brenda banesës së tyre.

Seanca gjyqësore për masën e sigurisë së Thoma Mastorën ka nisur sot në orën 15:00.

Kryesuesja e seancës  Mariola Beluli fillimisht i ka dhëne fjalën Blerina Musabelliut, prokurores se çështjes, e cila ka sqaruar te gjithë ngjarjen e te premtes se kaluar dhe duke ofruar provat materiale e shkencore.

Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran. Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi, ne seance ka kundërshtuar akuzën duke thëne se Mastari është i pafajshëm pasi nuk ka qene ai autori i krimit.

VENDIMI

Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora 15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Thoma Mastora.

Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:
1. Vleresimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e
vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève
shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale.

3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi.

4. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te
Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura