Princ Leka bëhet sërish baba, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre! Zbulohet emri i vogëlushit

Jul 10, 2026 | 13:33

Princ Leka është bërë baba për herë të dytë. Princi dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali.

1773593214_princlekazogu

Sipas informacioneve, vogëlushi ka lindur mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 05:30, dhe është pagëzuar me emrin Aleksandër.

Lajmi vjen pak muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në një ceremoni private në mars.

Historia e tyre e dashurisë nisi pak kohë pas ndarjes së Princ Lekës nga ish-bashkëshortja, aktorja Elia Zaharia.

Kujtojmë se Princ Leka ka një vajzë, Geraldinën nga martesa e tij e parë.

© Panorama.al

Te lidhura