Pero Pejiç ka zbuluar se Diego Longo ka qenë dy herë pranë largimit nga drejtimi i Kukësit. Drejtori sportiv i verilindorëve ka treguar në studion e “Sport News Plus” në “News 24” se pse ishte evituar një gjë e tillë, duke argumentuar se ka besim që mund të arrihet objektivi i sigurimit të Europës nga kampionati.
“Janë gabuar 5-6 ndeshje, sidomos me Kastriotin e Egnatian. Luanim jashtë por nuk është një alibi. Këto ndeshje të fundit i humbëm dhe rrezikojmë Europën. Kemi Partizanin në një tjetër ndeshje dhe vetëm fitorja është në lojë.
Te Kukësi, në dy fazat e para ne luajtëm shumë mirë futboll. Pastaj ndodhi diçka tjetër, patëm pak rezultate negative, por gjithë kohës ishim në vend të trete, ishim brenda objektivit të klubit. Por nëse humbim 5-6 ndeshje radhazi, e jemi në vend të 4-5, është diçka ndryshe, se del jashtë objektivit. Ne ishim gjithmonë në vend të tretë. Ishte një apo dy herë afër largimit trajneri, pro qetësova situatën se unë kam besim te trajneri e lojtarët. Këtu në Shqipëri hiqet trajneri kot.
Një sulmues me 31 gola në sezon te Kukësi? Ajo ishte kohë super. Vitin tjetër të shohim. Por edhe me 30 gola Gjici nuk është i kënaqur, ai do 40”, tha duke qeshur Pejiç.
“E ardhmja e Longos? Ai ka kontratë deri në fund të kampionatit dhe tani e rëndësishme është vetëm të futemi në Ligën e Konferencës. Kur të jemi 100% brenda pastaj do të diskutohet për trajnerin.
Mua më pëlqen trajneri, është trajner punëtor. Është viti i parë si trajner i parë se ka qenë ndihmëstrajner i Razvan Luçeskut dhe ka mësuar shumë. Ky ishte sezoni i parë si trajner i parë dhe mua më pëlqen se është punëtor, ka vizion futbolli. Nuk ka shumë eksperiencë, por avash, avash…
Merkato? Ne shohim lojtarë dhe normale do të bëjmë strategji e plan për vitin tjetër sepse pa të nuk funksionon asgjë. E shihni si filloi sezoni te Dinamo dhe ku është sot.
Unë kam qejf të firmos kontrata dyvjeçare me të gjithë lojtarët, ky është një hap i madh se e dini se ikën 13 lojtarë e vijnë 13 dhe kjo nuk është mirë për klubin dhe për një trajner. Lojtari i ri do kohë për skemat e të gjitha, unë jam për një vizon si ndodhte te Skënderbeu, që mbante ekipin e merrte 2, 3, 4 lojtarë ku duhej”, shtoi Pejiç.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al