Gjici i bën ofertë mbrojtësit të Laçit, problem ushtria në Greqi

Jun 1, 2018 | 10:42
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka pasur paraditen e djeshme një takim me mbrojtësin e skuadrës së Laçit, Harallamb Qaqin, të cilit i ka bërë një ofertë për të qenë pjesë e skuadrës së tij sezonin e ardhshëm. Pavarësisht dëshirës së futbollistit, problem mbetet udhëtimi i tij drejt Greqisë, ku është i detyruar të kryejë një shërbim ushtarak 3-mujor, pasi ka pasaportë greke. Gjithsesi, palët kanë lënë të hapur një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen, nëse do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

gjici-470x313

SKUADRA – Futbollistët e Kukësit vijojnë të shijojë pushimet, pasi deri me datë 11 qershor ata dhe një pjesë e stafit do vijojnë të mos kenë angazhime. Por, nuk është e njëjta gjë për përgjegjësit e merkatos, si drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe disa menaxherë të jashtëm, që Kukësi ka kontraktuar dhe po punon për afrimet e verës.

Me largimin e menaxherit të klubit, Naim Halili, puna për afrimet e lojtarëve po ecën me ritme shumë të ngadalta, pasi Nexhipi i vetëm nuk ka kohën e mjaftueshme për t’u marrë me strukturat e reja që do bëhen në klub; organizimin dhe merkaton. Kupat e Europës kërkojnë shumë përqendrim dhe burime njerëzore të mjaftueshme, për t’u marrë secili me çka i takon.

kukesii

Madje, Nexhipit i ka mbetur të merret dhe me korrespodencën me UEFA-n, shkëmbime emailesh me klube të huaja që interesohen për miqësore apo qoftë dhe lojtarë të Kukësit. Paçka ngarkesës, drejtori sportiv i nënkampionëve ka arritur që në kohë shumë të shpejtë të afrojë një emër të njohur të portës, Faton Malokun. Kur gardiani të lërë grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës, do të vijë në Tiranë të firmosë për Kukësin, pasi marrëveshja është arritur, çdo gjë formalisht është arritur, mbetet vetëm që portieri të zyrtarizohet.

Gjithashtu, sa iu përket afrimeve, Kukësi po negocion me Florenc Kerin në Greqi, i cili ka kryer një sezon mjaft të mirë në Kategorinë e Dytë greke. Palët janë afër marrëveshjes. Po ashtu, klubi verilindor, me largimin e Gurit dhe Balde, po kërkon një sulmues potent qendre.

Qaqi

Dëshira e trajnerit Pakult është Ghansah, 23- vjeçari ganez të Al Shabab në Oman. Sulmuesi nga Akra ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe mund ta zëvendësojë denjësisht Sindrit Gurin. Lojtari kërkon 200 mijë euro në sezon, ndërsa janë verilindorët që po negociojnë për rreth 80-100 mijë euro.

KONTRATAT – Ekipi verilindor i drejtuar nga Pakult, edhe pse ka zhvilluar një ecuri të mirë gjatë këtij sezoni, nuk do të thotë që të gjithë lojtarët do jenë pjesë e Kukësit të së ardhmes. Austriaku ka mbajtur shënime për të gjithë futbollistët që ka në dispozicion e më shumë se 4-5 lojtarëve nuk do iu rinovohet kontrata. Natyrisht, largimet do varen nga afrimet, pasi nëse nuk arrihet të gjenden lojtarë më të mirë, atëherë, përkohësisht, nuk do preken futbollistët aktualë.

kukesi dhomat123

Presidenti Gjici kërkon që të ketë një super ekip për të konkurruar në Kupat e Europës. Lista me kontrata 1+1 vijon me kapitenin Ylli Shameti, portieri Enea Koliçi, Albi Allën, Besar Musollin, Elton Kalen, Rustem Hoxhën, Simon Rrumbullakun e Ardit Peposhi. Ndërsa kontrata 6 muaj + 1 vit kanë: Stivi Frashëri, Irakli Dzaria, Filip Zderiç, Amido Balde, Maldin Ymeraj e Lavdim Ebipi. Por, kontratat kanë një specifikë, që klubi mund të largojë këdo nga lojtarët që iu përfundon kontrata këtë sezon, ndërsa futbollistët nuk largohen dot, pasi kanë klauzolë që duhet të qëndrojnë deri pas Kupave të Europës. Aktualisht, nga Kukësi është larguar Amido Balde dhe Eni Imami.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura