Gjermania “dalje turqve”, sa shumë risi në listën “pancerave” për Ligën e Kombeve

Aug 29, 2018 | 18:28
SHPËRNDAJE

Pas dështimit në Botërorin e Rusisë, tashmë përsëri me trajnerin Joakim Lëv në krye, lista e kombëtares gjermane ka ardhur me shumë risi. Për sfidën e Ligës së Kombeve ndaj Francës, si dhe për atë miqësore ndaj Perusë, trajneri Lëv ka lënë jashtë dy mesfushorët e Juventusit, Sami Khedira dhe Emre Çan, ky i fundit me origjinë turke. Ndërkohë që, ishte e ditur mungesa e Mesut Ozil, pas dorëheqjes që dha vetë, pas mbarimit të Botërorit.

gjermania turqit

Lajmi i madh për tifozët e Gjermanisë është rikthimi i Leroi Sane, për të cilin u fol shumë për faktin që nuk ishte pjesë në Botëror, ndërkohë që risitë janë mbrojtësi i PSG, Tilo Kehrer, por edhe Niko Shulz dhe mesfushori Kai Havertz. Ja lista e plote.

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura