Gjendet në gjirin e Proto Romanos trupi i peshkatarit të mbytur në Durrës

Mar 11, 2020 | 10:19
SHPËRNDAJE

Trupi i peshkatarit Ardian Mërkuri që humbi gjurmët në datën 1 mars në bregdetin e Durrësit është gjetur ditën e sotme në gjirin e Porto Romanos.

policia

Rrymat detare e kanë çuar trupin në Porto Romano.

Viktima kishte dalë në datën 1 mars për të peshkuar me një shokun e tij, ndërsa varka u përmbys. Policia detare arriti të shpëtonte vetëm një prej peshkatarëve, ndërsa trupi i peshkatarit tjetër u gjet vetëm ditën e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura