Gega “snobon” menaxherin e Çanit: Nuk kam ndërmend të…

Aug 21, 2018 | 11:41
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë menaxheri i Edgar Çanit, Mario Cenolli, në një prononcim për “Panorama Sport” u prononcua në lidhje me deklaratën e trajnerit Skënder Gega, i cili dha arsyet pse nuk e grumbullon sulmuesin. Reagimi i Cenollit, nga fillimi deri në fund, ishte në trajtë ironike, duke mbrojtur klientin e tij dhe thumbuar trajnerin e të kuqve.

Gega

“Panorama Sport” ka kontaktuar dje me trajnerin e Partizanit, por Gega ka preferuar që t’i “snobojë” thëniet e menaxherit të Çanit, pasi sipas tij, kishte gjëra më të rëndësishme për të bërë. Sipas Gegës, çdokush është i lirë të flasë dhe të mendojë çfarë të dojë, ndaj ai nuk është i prirë të vijojë lojën e replikave, por të punojë që skuadra të vijë aty ku duhet. “As nuk e kam parë dhe as nuk kam ndërmend të merrem me deklarata të tilla. Jetojmë në demokraci dhe çdokush ka të drejtën e tij të mendojë dhe të flasë çfarë të dojë. Unë kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë te Partizani dhe jo të merrem me gjëra të tilla”, u përgjigj trajneri i “demave të kuq” Skënder Gega, i pyetur në lidhje me thumbimet e menaxherit të Edgar Çanit.

cenolli cani

Situata- Humbja me Skënderbeun nuk është pritur mirë në kampin e kuq, por duke qenë vetëm ndeshja e parë, nuk është bërë dramë, por është kërkuar reflektim i menjëhershëm nga ekipi. Ndaj fillimi i vërtetë për skuadrën e trajnerit Gega do të konsiderohet përballja me Kamzën, takim i cili gjithashtu do të luhet në transfertë. Stafi ka nisur menjëherë punën për riparimin e defekteve të shfaqura në Korçë, ku padyshim kërkohet një mentalitet i ri, pasi ndaj Skënderbeut u pa një Partizan i fikur në fushë dhe pa dëshirë për të fituar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura