Gazetarja bjonde që tërhoqi vëmendjen e Putinit duke tundur flamurin turk

Dec 18, 2015 | 11:34
SHPËRNDAJE

Ndërsa gazetarët dhe reporterët ngritnin në ajër laptopët, fotografitë dhe shallet për të marrë vemendjen e presidentit rus Putin, gjatë konferencës së djeshme, mes 1.390 kolegësh, gazetarja Elena Teslova, gjeti një tjetër zgjidhje. Ajo tundi flamurin e Turqisë. 

gayetarjaDhe goditi në shenjë, pasi kur Putin e pa gazetaren bjonde që valëviste flamurin turk propozoi që fjala t’i jepej menjehere. 

Teslova, reportere e Anadoly Agency nga Moska, e pyeti Putin lidhur me marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë, pozitës së shtetasve dhe biznesmenëve turq në Rusi, si dhe për krizën në Siri.

Teslova, e cila tërhoqi vëmendje të madhe, pas fjalimit të Putinit gazetarëve u tha se me shfaqjen e flamurit turk, tentoi të tërheqë vëmendjen e Putinit.

“Kisha disa pyetje për Putinin, dhe duhet t’i bëja patjetër dhe për këtë duhet t’i tërhiqja vëmendjen. Punoj për AA, dhe përfaqësoj agjencinë turke, ndaj kam ngritur flamurin turk”, tha gazetarja për AA.

Duke folur për tensionet mes Rusisë dhe Turqisë, Teslova theksoi se shpreson që marrëdhëniet mes dy vendeve së shpejti të përmirësohen.

“Shpresoj që kjo krizë të përfundojë sa më shpejtë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të përmirësohen. Turqit dhe rusët me shekuj jetojnë si fqinj”- tha ajo. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura