Gazetari i ‘NYT’: Ballistin e kërcënojnë në çdo moment

Oct 8, 2015 | 16:17
SHPËRNDAJE

­ Gazetari i “New York Times” James Montague, i cili intervistoi Ballist Morinën disa ditë më parë arrestimit, ndodhet në qytetin e Elbasanit ditën e sotme, për të ndjekur nga aty ndeshjen Shqipëri-­Serbi.

Në një intervistë për “News24”, ai ka rrëfyer përshtypjet e tij për takimin me Ismail Morinën, si dhe ka shprehur mendimet e tij për masat e sigurisë.

James-Piotr-Montague-10
Duke u ndalur tek takimi me Ballist Morinën, gazetari i “New York Times” tha se ai iu duke një djalë karizmatik, miqësor dhe i sinqertë.

Montague tha se fakti që Morina kërcënohej në rrjetet sociale nga persona të ndryshëm, e ka detyruar atë që të mbante një armë me vete.

Cila është përshtypja juaj për atmosferën në Elbasan? Njerëzit janë mjaft miqësore. Atmosfera është mjaft e gjallë. Ka një prani të lartë të policisë. Ismail Morina është personi që akuzohet se ka ngritur flamurin në Beograd.

Ju jeni takuar me të disa ditë më parë, cili është impresioni juaj për të dhe atë që ai bëri në Beograd? Serbët do të ndihen të lumtur që ka një siguri kaq të latë në Elbasan gjatë ditës së sotme. Në fakt rreth flamurit të ngritur në Beograd janë shkuar mjaft artikuj, Unë e kam intervistuar Ismail Morinën madje kam edhe me të. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Është karizmatik, miqësor i sinqertë, flet hapur dhe është i besueshëm. Në fakt kur unë e kam takuar atë ka patur mjaft persona që e kanë kërcënuar atë nëpërmjet rrjeteve sociale, e kanë kërcënuar me foto të ndryshme. Mund të them se ai është gjithë kohën nën presion.

Po për armën që ju tregoi? Policia e arrestoi atë për këtë gjë. S’është ndonjë gjë e çuditshme që dikush të mbajë një armë. Pasi kjo gjë ndodh shpesh. Mund të duket diçka normale kur ti je nën kërcënim të mbash një armë. Kjo ka ndodhur edhe me Ismail Morinën.

Ju shkruat diçka në “Twitter” pak më parë për ndeshjen në Elbasan? Unë kam realizuar lojëra të ndryshme. Kam dashur të përshkruaj ehe rrugë n që na është dashur të bëjmë deri në Elbasan, numri i madh i policive që ka qenë në të gjithë rrugën.

A mendoni se do ketë incidente gjatë ndeshjes? Mund ta themi se ka një incident. Ajo parashuta atje nuk duket shumë normale. Kjo mund të duket si çmenduri ndërkohë që e gjithë rruga është e mbushur me policë.

Çfarë mendoni se do të ndodhë gjatë ndeshjes? Unë kam qenë në ndeshje të tilla. Janë ndeshje të rëndësishme. Unë do të përgjigjem në mënyrë diplomatike. Shqipëria do të kualifikohet, gjithçka do të shkojë mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura