Gardisti i shkruan Bashës: Gruaja e Tahirit erdhi në zyrë dhe…

Nov 7, 2017 | 20:30
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës i Gardës së Republikës.

Lul-Basha

 

Sipas tij, në 17 tetor gruaja e Sajmir Tahirit ka shkuar në darkë vonë në zyrën e ish ministrit në institucionin e Gardës.

Sipas Bashës kjo provon faktin se Rama e ka mbrojtur Tahirin që ky i fundit të shkatërronte provat në këmbim të heshtjes.

DEKLARATA E BASHES

Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes:

“Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë.”​

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura