Gara Fino-Duka për FSHF-në, reagon Rama: Mos më ngatërroni mua me…

Jan 15, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

Gjate ceremonise se sotme per nisjen e punimeve te zyrave te reja te Federates Shqiptare te Futbollit, kryeministri Edi Rama ka leshuar ne fund te fjales edhe nje deklarate per garen per kreun e FSHF-se.

“Mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF”-tha prere kryeministri Rama.

Kryeministri Rama foli per shtëpinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit që do ndërtohet te kompleksi Dinamo.

“Godina nuk është me Dinamos prej kohësh, sepse ata që e kanë në dorë sportin e kthyen ne kafaz pëllumbash për shumësportshin.”

26937946_2002867943289693_433768113_o

“Këtu mungonte vetëm federata e futbollit që pas 18 muajsh do të ketë një shtëpi. Kjo godinë plotëson fazën e dytë të parkut olimpik, që do përfundojë me pishinën e mbyllur. Ka përfunduar edhe projekti për transformimin e kopshtit botanik të Tiranës. Kjo pjesë meriton vëmendje dhe qyteti i Tiranës e meriton.

26908861_2002867939956360_2010458576_o

Në fund, Rama e mbylli me një koment për zgjedhjet e reja për presidentin e FSHF-së dukë thëne, “Ju lutem, mos më ngatërroni mua me zgjedhjet e presidentit të FSHF-së.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura