Greqia drejt falimentit, Cipras: Nuk dalim nga Eurozona. Eurogrupi: Vendimet, pas referendumit

Jul 1, 2015 | 19:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka mbajtur një fjalim për referendumin e së dielës, teksa limitet e tërheqjes së parave nga qytetarët grekë nëpër banka kanë shënuar edhe pakënaqësitë e para.  Ciprasi u premtoi grekëve se pensionet dhe pagat e tyre do të jenë të sigurta.

Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë

Më herët gjatë ditës së sotme ai i ka propozuar kushte të reja kreditorëve, duke pranuar pjesën më të madhe të kushteve të vendosura nga kreditorët, përpara se të ndërpriteshin bisedimet.  

Nga ana tjetër, Gjermania, përmes kancelares Merkel ka deklaruar se nuk do të vazhdojë asnjë bisedim me Greqinë deri në përfundimin e referendumit të thirrur nga Ciprasi dhe i planifikuar për ditën e diel. Grekët do të vendosin të dielën për të pranuar ose jo propozimet e kreditorëve, të bëra publike javën e shkuar.  

Propozimi i fundit i Ciprasit për Eurozonën përfshinte dhënien e një kësti të tretë me afat dyvjeçar që kap shifrën e 29 miliardë eurove.  

Ai kundërshtoi me forcë zërat që thonë se ka një plan sekret për ta nxjerrë jashtë euros Greqinë, duke i cilësuar si gënjeshtarë ata që thonë të kundërtën. Gjithashtu, Cipras u bëri thirrje grekëve që të votojnë kundër propozimeve të kreditorëve në referendumin e së dielës. 

 Përfundon mbledhja e Eurogrup për situatën në Greqi

Ka përfunduar mbledhja e Eurogrupit për krizëen në Greqi, ndërkohë që përfundimi ishte i qartë dhe i thënë më parë edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kështu, nuk do të ketë asnjë vendim deri pas referendumit të së dielës, lidhur me Greqinë nga ana e Eurogrupit.

Nga ana tjetër, Kreu i KE Juncker ka pohuar se është në kontakt të vazhdueshëm me grekët. Menjëherë pas mbledhjes ka folur Ministri i Financave i Sllovenisë, Peter Kazimir i cili ka deklaruar se do të pritet rezultati i referendumit për bisedime të mëtejshme.

Cipras me propozim të ri 

Kryeministri grek, Aleksis Cipras duket se ka ndryshuar qëndim, duke u shprehur i gatshëm që të pranojë kushtet e kreditorëve për shpëtimin, vetëm me disa ndryshime.  

Sipas “Financial Time”, Cipras i ka dërguar një letër krerëve të Komisionit Europian, FMN dhe BQE.

Në letrën, e publikuar ne “FT”, Cipras thotë se Athina do të pranojë të gjitha reformat e sistemit të taksave të vlerës së shtuar të vendit të tij me një ndryshim; ndryshimi i moshës së pensionit  deri në 67 vjeç të fillojë në vitin 2022.

***
Greqia ka rënë në krizë të thellë financiare, pasi programi i ndihmës, në të cilin është mbështetur për pesë vjet, ka skaduar mesnatën e 30 qershorit.

Greqia po ashtu nuk ka arritur t’i shlyejë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh.

Rrjedhimisht, Greqia është bërë vendi i parë i zhvilluar që dështon t’i paguajë këstet FMN-së. 

Ministrat e Financave të Eurozonës nuk kanë pranuar kërkesën e Greqisë për t’i zgjatur afatin e paketës së ndihmës.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar reforma nga Greqia, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës. Dështimi për të paguar borxhet mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona.

Zhvillimet e djeshme 

Greqia falimenton dhe del nga euro nëse nuk paguan FMN-në. Refuzohet marrëveshja

Qeveria greke ka kërkuar një marrëveshje të re për një ndihmë tjetër financiare nga Eurozona, vetëm pak orë përpara skadimit të afatit për ndihmën e shkuar dhe që duhet t’ia kthejë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Janë  1.6 miliardë euro që Greqia duhet t’i paguajë brenda ditës së sotme. 

Grekët s’mund të tërheqin më shumë se 60 euro në ditë nga bankomatet

Greqia ka afat deri sot në mesnatë që të bëjë pagesën ndaj FMN-së,  mirëpo, qeveria greke ka një propozim të ri. Ajo kërkon një marrëveshje ndihme të re dyvjeçare nga vendet e Eurozonës.

Ministrat e Financave të Eurozonës priten që të mblidhen sot në orën 19:00 për të diskutuar lidhur me çështjen e krizës greke.

Nëse Greqia nuk i paguan deri sot 1.6 miliardë eurot ndaj FMN-së, atëherë ajo do të dalë nga euro.

Komisioni Europian, i cili është një nga kreditorët e Greqisë, kërkon nga Athina që të rrisë taksat dhe të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet publike.

Me gjithë frikën se Greqia do të falimentojë për shkak të borxhit të saj publik, i cili është 323 miliardë euro, njerëzit vazhdojnë që të enden bankomateve në Greqi për të tërhequr para, edhe pse maksimumi i lejuar ditor është 60 euro.

Ndërsa bankat greke nuk do të hapen këto ditë, pasi bisedimet me kreditorët e tyre u ndërprenë. Gjithsesi, më shumë se 1000 filiale bankash do të rihapen të mërkurën për pensionistët që nuk kanë karta bankomati. Këta të fundit do të lejohen të tërheqin deri në 120 dollarë në ditë.

Nga ana e tij, Komisioni Europian i ofroi një marrëveshje tjetër Greqisë mbrëmë në darkë, por qeveria greke e refuzoi.

Ajo iu përgjigj sot me një kërkesë tjetër, për një marrëveshje ndihme të re dyvjeçare nën vëzhgimin e Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM).

Por ky mekanizëm nuk ekzistonte kur Greqia mori ndihmat e vitit 2010 dhe 2012. Megjithatë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se Eurozona nuk do të hyjë në bisedime me Greqinë deri sa të mbahet referendumi.

Ky i fundit do të mbahet të dielën, ku grekët do të zgjedhin nëse i pranojnë ose jo propozimet e kriditorëve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura