Frika nga sulme të mundshme, blindohet Ambasada amerikane në Tiranë

Feb 22, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Sulmi ndaj Ambasadës amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë.

Këtë të enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të Policisë së Shtetit.

Ambasada-Amerikane_3

Burimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, konfirmojnë për Vizion Plus, se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë ne gatishmëri.

Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit.

Ata po monitorojnë nga afër jo vetëm Ambasadën amerikane, por edhe selite e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen ne kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura