“Fredi Beleri i rrëmbyer, jo i arrestuar”- Zgjedhja kryetares së komanduar mes tensioneve, Meta: E turpshme, ajo që ndodhi! Përpjekje për të poshtëruar himarjotët

Mar 29, 2024 | 15:31
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka quajtur një “turp” votimet në Këshillin e Bashkiak në Himarë për zgjedhjen e kryetares së komanduar, Blerina Bala.

fredi beleri himare

Ilir Meta u shpreh se ishte një përpjekje për të poshtëruar himarjotët, pasi sipas tij, ata e kanë treguar vullnetin e tyre në zgjedhjet vendore.

Meta u shpreh se Fredi Beleri është rrëmbyer dhe jo arrestuar, duke theksuar se asgjë se pengonte të betohej si kryebashkiak dhe më pas të rikthehej sërish në burg për t’u hetuar.

“Fredi Beleri i rrëmbyer nga shteti, jo i arrestuar. Arrestimi i Jorgo Goros është një regji të shëmtuar, qesharake të përsëritur, si puna e shumë të tjerëve, janë të akuzuar me fakte që më përpara por nuk veprohet në kohën e duhur, por në bazë të regjisë të Ramës për të shtensionuar diçka. Ajo që ndodhi në Himarë është e turpshme, sepse Himara e ka treguar vullnetin e saj. Edhe pse u rrëmbye kandidati Fredi Beleri, por Himara është Himarë kjo ndihmoi të rebelohej pak më shumë dhe e shprehur vullnetin e vet.

Asgjë se pengon Fredi Belerin të betohet dhe të shkojë në burg për t’u hetuar. Duhet të ndiqej i lirë, janë palaçollëqe të inskenuara, i jepet leje që të shkojë të përcjellë gjyshen por jo të betohet dhe të delegojë kompetencat e tij në mënyrë legjitime. Përpjekje për të poshtëruar popullin e Himarës, për të vijuar aferat për të cilat u fut në burg Beleri.

I janë vërsulur Himarës, bregdetit”, tha Meta në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura