Françeska e “BB”: Feston 19-vjetorin dhe puthet në buzë me Ermalin pas ndarjes

Dec 30, 2012 | 11:59
SHPËRNDAJE
Françeska duke u puthur me Ermalin

Ka qenë një festë e bukur dhe shumë e veçantë, ajo e Françeska Jaçes, ish-banore e BB-së, që ka organizuar për ditëlindjen e saj të 19-të në club “Vanilla”, në Tiranë, aty ku ajo punon si menaxhere. Të ftuarit kanë qenë të shumtë, mes të cilëve artistë dhe ish-banorët e “Big Brother” me të cilët Françeska ka shkëmbyer eksperiencën në reality show. Festa që nisi pas orës 23:00, ishte planifikuar me qëllim në këtë orë nga Françeska, për të treguar se tashmë është e rritur dhe mund të festojë pas mesnate, e të dehet me shoqërinë. Në natën e ditëlindjes Françeska u shfaq me flokë kaçurrela, që është një nga modelimet e saj të shpeshta këto kohë. “Është hera e parë që festoj ditëlindjen dhe dua ta shënoj si një ditë të veçantë”, është shprehur ajo. Ndërkohë që u pa që në festë të vinte dhe Ermali, bashkë me dhuratën e tij, e cila mbetet sekret, deri në momentin që ata ta zbulojnë vetë. Ajo që ka bërë përshtypje ishte një puthje në buzë që Ermali dhe Françeska shkëmbyen publikisht, ndërsa nuk e fshehën afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Tortën e ditëlindjes e mbajti në dorë Graciano, ndërsa gjatë pirjes së shampanjës mikeshat e saj bënë një urim të veçantë me pak humor, që shkoi si një kunjë dhe ironi ndaj Ermalit: “Edhe 100 dhe mjerë kush të ka pasur të dashur dhe lum kush do të të ketë”. Ndër të ftuarit Ermali ishte ai që u largua i pari nga festa, pasi ai tashmë punon në orët e vona si menaxher i një tjetër club-i. Një javë më parë ata folën për gazetën “Panorama” për një rikthim të mundshëm mes tyre, duke e lënë të hapur opsionin se ndoshta një ditë mund të jenë prapë çift. Le të shohim nëse vërtet do ketë një rikthim te ky çift.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura