Francë, merret në pyetje Sarkozy, arrestohen ish-bashkëpunëtorët

Apr 1, 2015 | 12:50
SHPËRNDAJE

Pas suksesit të tij në zgjedhjet lokale në Francë, Nicolas Sarkozy e gjen veten duke luftuar me problemet e tij të zakonshme ligjore: Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është marrë në pyetje sot në mëngjes për dyshimet për financimin të paligjshëm të fushatës së tij elektorale të vitit 2012, raporton “ANSA.

Mbërritja e Nicolas Sarkozy në drejtorinë e përgjithshme të policisë në Paris

Si pjesë e hetimit mbi faturat e rreme të njohura si “Bygmalion”, u vendosën në paraburgim Guillaume Lambert, drejtor i fushatës zgjedhore të Nicolas Sarkozy në vitin 2012, Philippe Briand, i cili punonte në Thesar dhe avokati i UMP, partia e kryesuar nga Sarkozy, Philippe Blanchetier.

Kompania Bygmalion dyshohet se ka lëshuar fatura false për ngjarje të shumta që në të vërtetë kurrë nuk janë organizuar gjatë fushatës elektorale. Sarkozy ka deklaruar gjithmonë se nuk ka qenë i përfshirë direkt në këto çështje dhe se nuk ka qenë në dijeni për to. 

Në qoftë se një gjykatës e dënon Sarkozy-n para datës së zgjedhjeve të vitit 2017 do të ishte praktikisht e pamundur për të që të qëndronte si kandidat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura