Franca rezistentja kryesore kundër negociatave me Shqipërinë, Macron është paralajmëruar se…

Jun 21, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

Franca, Danimarka dhe Holanda jane vendet skeptike per hapjen e negociatave me Shqiperine.

rama macron

“Ndonëse këto të fundit kanë gjasa ‘të kthejnë’ kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapitujve të parë të BE-së për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit”.

Keshtu shkruan sot Der Standard, duke mos kursyer levdatat per punen qe po behet ne vend per nxjerrjen ne pah te gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar, si “e vetmja reforma e plote gjyqesore, qe nuk ishte pare ne asnje shtet te Europës Juglindore si në Shqipëri”.

Shkrimi i plote 

Berlini është “impresionuar” dhe midis diplomatëve te BE-së, Komisioni Shqyrtues që ka shqyrtuar dhe pritet të shqyrtojë të 800 prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri që nga Marsi e po nxjerr në pah të korruptuarit, është konsideruar si një model për kandidatët e tjerë të BE-së.
Deri tani, nuk kishte një reformë të tillë të plotë gjyqësore në asnjë shtet të Europës Juglindore si në Shqipëri. Deri më tani, 19 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk kanë mundur të shpjegojnë pasuritë e tyre, kanë dhënë dorëheqjen vullnetarisht. Shtatë u pushuan nga detyra dhe u konfirmuan shtatë. Për herë të parë, disa shqiptarë shpresojnë që korrupsioni më në fund do të luftohet seriozisht. Por opozita po përpiqet të minojë reformën e gjyqësorit. Pra, mund të ndodhë që kurset e nevojshme për gjykatësit dhe prokurorët e rinj në vjeshtë nuk mund të fillojnë, sepse ligjet nuk miratohen. Komisioni i BE-së përgëzon progresin e reformave.
Megjithatë, ka rezistencë në shtetet e BE kundër fillimit të bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë. Kjo vjen kryesisht nga Franca, por edhe nga Danimarka dhe Holanda. Ndonëse këta të fundit kanë gjasa ‘të kthejnë’ kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapitujve të parë të BE-së për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit.

Bisedimet për antarësimet në BE jashtë tavolinës
Presidenti Emmanuel Macron është i shqetësuar dhe dëshiron që çështja e zgjerimit të mos jetë fare në tryezë para zgjedhjeve të BE-së në 2019-ën. Macron ka frikë se çështja do të tërheqë skeptikët e BE-së. Ai dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Europian për reformat e tij. Megjithatë, Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se vetëm do të duhet të mbajë e vetme pasojat politike nëse bën rezistencë për integrimin e Shqipërisë. Kjo gjithashtu do të minonte politikën e kushtëzimit (përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmërinë e BE-së.

Udhëheqësi socialist Edi Rama gjithashtu ka disa miq të partisë në BE, sepse shumica e vendeve të BE-së qeverisen nga konservatorët. Opozita në vendin e vet, Partia Demokratike (PD), ashtu siç është aq e zakonshme në Ballkan, refuzojnë të përgëzojnë qeverinë dhe lobon në BE kundër fillimit të negociatave. Gjithashtu në CDU dhe CSU ka njerëz që janë kundër bisedimeve të pranimit. Megjithatë, Merkel ka fjalën e fundit dhe kancelaria është në favor. Megjithatë, ekspertët e sigurisë në BE janë ende të shqetësuar për krimin e organizuar – sidomos për trafikun e drogës. Jo shumë për prodhimin e kanabisit në Shqipëri, siç ishte vitin e kaluar, por për kontrabandën e kokainës në Evropë.

Perktheu PANORAMA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura