FOTO+VIDEO/ “Nata është e jona”- Një grup grash e vajzash dalin në protestë, djegin sutjenat në shkallët e kryeministrisë

Mar 8, 2024 | 19:46
SHPËRNDAJE

Këta 8 mars një grup grash dhe vajzash nuk kanë zgjedhur të festojnë, por të protestojnë.

protesta grate vajzat

Protesta nisi rreth orës 18:00 në Qytet Studenti, duke marshuar drejt kryeministrisë dhe më pas bashkisë.

Pasi marshuan me pankarta në duar dhe me banderolën ku shkruhej “Nata është e jona”, ato kanë ndezur një zjarr para kryeministrisë ku kanë djegur reçipetat në shenjë revolte.

SHIKO VIDEON 

PROTESTA GRA 1 8 MARS

“Kemi vendosur logon “Nata është e jona”, sepse nata është pjesa më e frikshme për një grua, e cila ndonjëherë natën ka frikë të shkojë nga puna në shtëpi, ka frikë të ecë lirshëm natën. Rrugët nuk iu përkasin vetëm meshkujve, por edhe femrave. Momenti i errësirës është ai moment kur ajo mund të dhunohet, grate nuk janë të sigurta. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë, sepse liria e grave është në fund të ditës demokraci më e mirë”, deklaroi aktivistja Zhaklin Lekatari më herët për News24.

PROTESTA GRA 8 MARS PROTESTA GRASH 8 MARS protesta grate vajzat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura