Foto/Të fiksuara pas telefonave, ja si Kryemadhi dhe deputet e LSI-së zbresin shkallët e Kuvendit

Sep 28, 2017 | 22:49
SHPËRNDAJE

Ato janë ndër deputetet më tërheqëse të Kuvendit të Shqipërisë; të reja, plot stil në të veshur dhe energjike përpara foltores së Parlamentit.

Kjo është pamja që na kanë dhuruar deri më tani Monika Kryemadhi, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi e cila për herë të parë është pjesë e parlamentit shqiptar.

Paparaci i Panorama i ka fotografuar ‘vajzat e LSI-së’ në momentet kur sapo kanë qenë duke dal nga dera kryesore e Kuvendit.

Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte fakti se sapo dolën ato nuk po flisnin me njëra-tjetrën, por me telefonat e tyre.

Si Monika, Klajda dhe Floida e kishin përqendruar të gjithë vemëndjen mbi telefon, njëra e qeshur dhe tjetra e mërzitur mbi atë që  me shumë gjasë duhet të ketë qenë duke parë në telefonin e vetë.

Epo, jemi në kohën e teknologjisë dhe disa më pak apo disa më shumë të gjithë jemi ‘pre’ dhe kemi një lloj ‘varësie’ të diktuar nga ‘shekulli i dixhitalizimit’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura