FOTOT/ Tahiri i përgjigjet Berishës: Droga në Sopot është e kohës tënde

May 30, 2016 | 10:22
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i është përgjigjur sot akuzave të ish kryeministrit Berisha për parcelat me drogë në Grykën e Sopotit.

Në disa foto që Tahiri ka publikuar parcelat duken bosh, ndërkohë që ministri thotë se foto e publikuar nga Berisha ishte e kohës së PD-së.

“Foto 1, Gryka e Sopotit plot kanabis, ne kohen e Saliut (me akuzoi se eshte droga ime). Fotot e tjera, realiteti sot. Ja genjeshtrat e SHQUPit. Keta shpifin pa hesap. Por eshte mjaftueshem per te kuptuar perpjekjen e tyre per te na penguar me cdolloj akuze e shpifje. Eshte mjaftueshem per te kuptuar ku ndahet e shkuara nga e tashmja. Per te kuptuar c’kemi lene pas e c’kemi arritur.  Mjaftueshem per te kuptuar ku nuk duhet te kthehemi e sa duhet te punojme per te ardhmen e gjenerates tjetër”, shkruan Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura