Fotot nga paparazzi/ Kozma Dushi në autobus! Artisti pa makinë, zgjedh të kursejë me transportin publik

Apr 14, 2024 | 10:30
SHPËRNDAJE

Nuk ndodh shpesh, që një artistë, i cili ka investuar gjithë jetën në skenë ta shikosh në autobus. Por duket se Kozma Dushi, krahas karrierës së gjatë dhe të suksesshme, vijon të lëvizë me autobus.

kozma dushi9

Paparaci ynë, ka mundur të shkrepë disa foto, ku shihet artisti, i cili tërësisht i çliruar nga komplekset, ka zgjedhur të udhëtojë si çdo njeri i thjeshtë. Një pamje kjo, që duhet thënë nuk ndodh shpesh ta hasim në rradhën e artistëve, që kryesisht kanë automjetet e tyre.

Por, Kozmai ka folur për pasurinë që artistët e kalibrit të atij kanë, duke u shprehur se nuk ka qenë kurrë i pasur dhe madje për të është e pamundur realizimi i një klipi.

kozma dushi

“Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenë apo njerëz të tjerë, nuk japin para. Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20.000 euro për një natë. Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5.000 euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta. Kur i thua një biznesmeni që kushton 3.000 euro një videoklip, thotë merri 50.000 lekë të vjetra”, është shprehur i revoltuar me këtë realitet Dushi.

kozma dushi1

Ndërsa duke komentuar brezin e artistëve të vjetër apo ata që janë profesionistë, ka thënë se janë shumë të varfër.

“Do vijë një ditë që ne nuk do te jemi me”, ka shtuar me plot revoltë këngëtari që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Ndërkohë, teksa komenton artistët e rinj dhe muzikën e re në Shqipëri, Kozma Dushi është shprehur: “Muzika sot nuk dëgjohet, por shikohet. Në Shqipëri ka shumë pak këngëtarë të rinj që realisht bëjnë muzikë të mirë, mund të përmend Anjeza Shahinin”.

kozma dushi2 kozma dushi3 kozma dushi4 kozma dushi5 kozma dushi6 kozma dushi7 kozma dushi8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura