Fotot nga paparazzi/ Flutura Açka ndryshon tërësisht stil! Deputetja me flokë të çrregullta dhe sportive në Parlament

Apr 14, 2024 | 17:58
SHPËRNDAJE

Prej sa kohësh e shohim në Parlament, Flutura Açka shpesh herë na ka habitur me stilin e saj.

flutura acka (1)

Fillimisht ajo erdhi formale, duke zgjedhur veshje të errëta. Por shpejt, Flutura nxorri në pah stilin e saj disi më “casual”, ku erdhi plot ngjyra dhe aksesorë, duke sjellë në Parlament pak nga romanticiteti edhe në veshje.

flutura acka (1)

Mund të themi se ajo ka qenë ndër të paktat deputete që ka guxuar edhe me fustane mbi gjunj, por gjithnjë plot stil. Këtë herë, Flutura ka ndryshuar tërësisht stil, duke ardhur me një pamje disi më sportive.

flutura acka (5)

E veshur me një këmishë ngjyrë bojëqielli dhe dhe një palë pantallona të gjera të zeza, Flutura këtë herë duket se ka diktuar edhe stilin e saj për këtë pranverë.

Edhe flokët këtë herë ajo kishte vendosur ti mbante të lëshuara dhe të çrregullta, duke plotësuar stilin e saj “casual”.

flutura acka (2) flutura acka (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura