Fotot nga ceremonia/ Spartak Braho dhe të afërmit e Enver Hoxhës në varrimin e Sulo Gradecit

Dec 22, 2015 | 9:10
SHPËRNDAJE

Familjarë të diktatorit Hoxha dhe ish-zyrtarë të regjimit komunist kanë qenë të pranishëm dje në ceremoninë e varrimit të Sulo Gradecit, ish-shefit të Sigurisë personale të Enver Hoxhës.

57eedb60-6371-4c80-ac73-757dd74876adNë kortezhin e përmotshëm ra në sy prania e djalit të Enver Hoxhës, ish-ministrave e zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, ishdrejtuesve të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme etj.

af99c876-599e-49ee-8bd8-282e7d8375a7Në ceremoni foli Muharrem Xhafa, kryetari aktual i Partisë së Punës. Të pranishëm në varrim ishin edhe Llambi Gegprifti, ish-anëtar i Byrosë Politike, Spiro Dede, ish-sekretar i Komitetit Qendror të PPPSH-së, Ajli Alushani, ish-ministër i Shëndetësisë etj. Kishte ardhur gjithashtu edhe Spartak Braho, kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

d51ff964-349f-421f-a264-11ccb56f1605Mesazh ngushëllimi për familjarët kishte dërguar ndërkaq kryetari i Bashkisë së Skraparit, i cili kujtonte për të pranishmit traditat atdhetare dhe kontributin e veçantë të familjes, në të cilën u rrit dhe edukua Gërdeci, ish-shefi i Sigurisë së Hoxhës.

cd96bb7e-e26b-4b65-9977-0eaa811293ebPo kështu, në mesazhin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare vihej në dukje aktiviteti i Sulo Gradecit në radhët e Lëvizjes Antifashiste dhe roli i tij në strukturat ushtarake dhe ato të sigurisë.

bef8037e-d16e-444c-96a5-c51d77ed3421Sulo Gradeci, njeriu më i afërt i Enver Hoxhës, ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, ditën e premte, pas një sëmundjeje të rëndë. Pak ditë më parë, ai kishte humbur dhe të shoqen, Lirinë.

BIOGRAFIA E GRADECIT

9e056b12-fe1d-4281-96d6-d14674032969Sulo Gradeci (Dalipi) ka lindur në vitin 1922, në Gradec të komunës Gjerbës të Skraparit. Në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII.

1c165cf4-527b-4a80-b814-873f3ad2a36dPas vitit 1944, ka punuar në degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Përmetit, dhe më vonë në strukturat e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Në vitet 1950, Gradeci është emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes me detyrë shef Dege, në drejtorinë e Sigurimit të Ushtrisë.

1Në vitin 1966, Sulo Gradeci u emërua me detyrën e shefit të grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës. Që këtej, për 30 vite me radhë, ka qenë personi që është kujdesur për organizimin e afërt të ruajtjes së sigurisë fizike të kreut të regjimit komunist.

Me këtë detyrë ka vazhduar deri në vitin 1983. Pas këtij viti, Gërdeci ka vazhduar të ketë të njëjtën përgjegjësi, atë të sigurisë dhe ruajtjes fizike të Hoxhës, por me emërtimin komandant i grupit të sigurimit të udhëheqjes.

Pas vdekjes së Hoxhës, Gërdeci ka vijuar në roje të familjes së Hoxhës deri në vitin 1989, kohë në të cilën ka dalë në pension. Në fillimin e viteve ’90, Gërdeci ka shkruar edhe një libër me kujtime, “30 vjet pranë shokut Enver”.

AFRIM IMAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura