FOTOT/ Nderohen me medalje 26 pjesëtarë të Forcave të Armatosura

Dec 29, 2018 | 10:54
SHPËRNDAJE

FA-dekoratat23 ushtarakë të gradave të ndryshme dhe 3 civilë që punojnë në strukturat e Forcave të Armatosura u nderuan me medalje nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ushtarakët dhe civilët u nderuan me motivacione të ndryshme, që nga trimëria e deri te kontributi për arritje të veçanta.

Ministrja Xhaçka falënderoi ushtarakët dhe civilët për bashkëpunimin për t’i shërbyer vendit dhe komunitetit, duke vlerësuar mbi të gjitha njerëzit, si pasuria më e madhe në FA. “Secili prej jush, e pa diskutim çdo efektiv i FA e punonjës i kësaj Ministrie, më keni ndihmuar për të shtyrë përpara reformat në sektorin e mbrojtjes, për të mbështetur djemtë dhe vajzat tona në uniformë brenda dhe jashtë kufijve, për t’i ardhur në ndihmë çdo familje shqiptare në vështirësi për shkak të motit të keq apo temperaturave të larta, si institucion përgjegjës tanimë për emergjencat  civile. Ka një fakt që nuk duhet mohuar e madje duhet përsëritur me zë të lartë: sado të përpiqemi për të modernizuar Forcën të Armatosur, sado mangësi të përkohshme të kemi në punën tonë, asgjë dhe askush nuk e zëvendëson pasurinë më të madhe që Forca e Armatosur ka dhe kjo pasuri janë njerëzit e saj.”

FA-dekoratat1

Ministrja Xhaçka përmendi gjithashtu arritjet mirëfilli ushtarake gjatë vitit 2018, duke veçuar medaljen e bronzit që Komandot fituan në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. “Keni bërë krenar çdo shqiptar në stërvitje e njëherësh dhe gara me ushtri të tjera aleate si ajo e Britanisë së Madhe, nga ku nuk erdhët me lajmin e braktisjes së detyrës, por me vlerësimin si një prej 3 skuadrave më të mira, krah atyre që kanë përvojë apo buxhet më të madh në vendet e tyre.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

23 ushtarakët dhe 3 civilët u nderuan me medalje të ndryshme si ajo e nderit, “për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur”, me medaljen e mirënjohjes për “kontributin e dalluar dhe vlerat e veçanta në shërbim në lartësimit të figurës së ushtarakut të FA, me medaljen për shërbime të shquara për ushtarakët e “dalluar për detyra me përgjegjësi të lartë” dhe me medaljen për shërbime të larta, për punonjësit e “dalluar për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të ngarkuara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura