FOTOT/ Kush janë motrat gangstere nga Bilishti, që pinin alkool dhe “ngrinin në këmbë” qytetin. Para tre vitesh Deizit i dogjën makinën

Aug 24, 2022 | 11:45
SHPËRNDAJE

Dy motra u arrestuan të martën e 23 gushtit nga policia në Bilisht, pasi akuzoheshin se kishin prishur qetësinë publike në qytet.

dezi nga bilishti 6

Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, kundërshtuan gjithashtu efektivët e policisë gjatë shoqërimit në komisariat, duke i sharë dhe ofenduar.

23-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë, ndërsa dënimi për 27-vjeçaren nuk është bërë ende me dije.

dezi arapi xhesika arapi 495f2a64-9d74-47f8-94db-64cd34140c5a

Dy motrat udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin.

Të rejat janë të njohura në qytetin e vogël të Bilishtit për sjelljen e tyre “gangstere”.

Ndërkohë, në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Njoftimi i policisë më 23 gusht për ndalimin e dy motrave:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës./ABCnews

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura