Tërbohen dy vajzat e reja, në orët e para të mëngjesit shqetësojnë banorët e qytetit. Kur vjen policia përdorin dhunën, më pas…

Aug 23, 2022 | 15:15
SHPËRNDAJE

Një vajzë e re 27 vjeçare përfundoi në pranga, ndërsa e njohura e saj, 23 vjeçare do hetohet në gjendje të lirë nga policia e Devollit.

38965415

Ndaj tyre janëe referuar në polici materialet për prishje të qetësisë publike dhe të kundërshtimit të forcave të policisë.

Mësohet se të dyja, këtë të martë, në orët e para të mëngjesit, “kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët”.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, “ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”.

Njoftimi nga Policia: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura