FOTOT/ Gjykata liron nga qelia vajzën ‘gangstere’ nga Bilishti që goditi me kokë dhe shkelma policin!

Aug 29, 2022 | 10:31
SHPËRNDAJE

Vajza e re nga Bilishti e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kundërshtoi forcat e policisë dhe prishi qetësinë publike, Deizi Arapi, vijon të jetë në hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

deizi biliosht 1661682952

Sipas Oranews, më 28 gusht, Dezi Arapi, ka dalë para gjykatës së Korçës, ku është njohur me masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në polici”.

E reja u arrestua në qendër të qytetit të Bilishtit, pas një përballje me punonjësit e policisë.

Mësohet se Arapi ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës.

Më pas ajo ka kundërshtuar me forcë oficerët e patrullës së policisë teksa e shoqëronin në Komisariat.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Ora News” më datën 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe Deizi Arapi, kanë qenë në qendër të qytetit të Bilishtit.

dezi arapi xhesika arapi 495f2a64-9d74-47f8-94db-64cd34140c5a

Ata bërtisnin dhe ulërinin nën zhurmën e një kasetofini të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, pronë e shtetases në hetim.

Kur kanë mbërritur punonjësit e policisë, të cilët u kanë kërkuar të rinjve të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët, Deizi mësohet se është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë.

Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit e policët i kanë kërkuar të shkonte me ta në Komisariat, por nuk ka pranuar.

Për këtë arsye policët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks një nga punonjësit e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura