FOTO/Ky është Agron Tanushi që vrau ish-kunatën në Bathore/ “Shpërthejnë” qytetarët: O plehrë, o qen bir qeni ti duhesh…

Sep 16, 2020 | 11:34
SHPËRNDAJE

agron tanushi okPersoni në foto është Agron Tanushi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së ish-kunatës së tij Jetmira Hasani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bathore. Dyshimet e para janë se krimi ndodhi teksa Hasani ishte duke bërë gati plaçkat për tu larguar nga banesa.

Pas ngjarjes ai është larguar menjëherë nga shtëpia, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik,  kanë reaguar qytetarë të ndryshëm. Në rrjetin social “Facebook”, në adresën e vrasësit, kanë komentuar shumë persona, që shprehen se ngjarja ishte makabre.

“O plehrë, ti do varur me kokë përpjetë. Ishalla vdes në burg o kafshë, o copë m…Të uroj me gjithë shpirt vdekje të dhimbshme”, shkruan një komentuese.

“O qen bir qeni ti duhesh rrjepur i gjallë!! Mos gëzofsh asgjë në këtë jetë e as në tjetrën!! I lënc shkretë gruan dhe fëmijët sic i le!!! Kriminel i pështirë!!!”, komenton një tjetër grua.

“Racë kriminelësh!! Kriminelë që vrisni femrat e familjes!! Pthu!!!”, thuhet në tjetër koment.

“E frikshme si justifikoni vrasjen me shprehjen s’dini asgjë! Përzëre nga shtëpia, ndaje nga vëllai, bëj çfarë të duash, po pse e vret? Ça fitove tani? Le një fëmijë të vogël rrugëve që ai të rritet vetëm se babai i tij vrau kunatën, në vend se ta përzinte nga shtëpia”, shton komentuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura