“Vrava gruan”- Qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe telefonoi policinë! Të buzëqeshur e të lumtur, del fotoja e çiftit në Pejë

Apr 16, 2024 | 11:07
SHPËRNDAJE

Edmond Lajçi, është shtetasi i cili vrau bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukelli ditën e sot me (16 prill) në mes të qytetit të Pejës në Kosovë.

cifiti

Mësohet se autori, telefonoi vetë policinë pasi kreu krimin duke u shprehur, “E vrava gruan”.

Sipas informacioneve, çifti ka pasur probleme edhe më parë, ndër Lajçi është dënuar në vitin 2021 me 400 euro gjobë për dhunë në familje.

LEXO EDHE: Krim i rëndë në Kosovë! Bashkëshorti vret gruan në banesë, arrestohet nga policia

Rasti i rëndë i vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka njoftuar policia.

Pas ngjarjes, autori është arrestuar, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar armën e krimit.

Ndërkaq presidentja Vjosa Osmani duke dënuar këtë vrasje tha se të gjithë duhet që të bëhen bashkë për tra ndalur vrasjen e grave dhe vajzave në Kosovë.

Këto deklarata Osmani i bëri nga Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura