Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen makabre të një të riu shqiptar në Britani të Madhe.
Një fqinj i italianit i shpallur fajtor për krimit, ka dëshmuar në gjykatë fjalët e fundit që ka dëgjuar nga i ndjeri Serxhio Marku.
“Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, unë nuk mund të marr frymë”– mësohet të ketë deklaruar i riu shqiptar natën e vrasjes.
Një tjetër fqinjë, Zoe Pellatt, thirri policinë pasi dëgjoi një burrë duke u lutur: “Çfarë bëra?”- citojnë mediat britanike.
Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku. Ai kishte deri në 50 lëndime me forcë dhe disa plagë me thikë.
Shqiptari, i cili kishte shkuar në pronë për të shitur kokainë, vdiq ndërsa ekipet e ambulancës e dërguan menjëherë në Spitalin e Qarkut Royal Sussex.
Gjatë procesit gjyqësor, Alan Kent, duke ndjekur rastin, i tha gjykatës se shqiptari ishte therur me thikë dhe ishte goditur me sende të ndryshme si hekur dhe shtanga. Për krimin, u shpall fajtor italiani 45 vjeçar, Francesco D’Agostino.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al